Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Artanit dhe Mirit një ditë më parë, me këtë të fundit që e shtyu banorin teksa po gatuante.

Në mes të debatit ndërhyri dhe Selin, që tentoi të ulte gjakrat, ndërsa Rogerti e sheh këtë ndërhyrje si një ‘aleancë’ të fshehtë mes Selin dhe Mirit.

Selin: Jam lodhur nga ky muhabet. Gënjeshtare jam, kam dhënë dy versione të ndryshme. Isha në gjumë dhe kam parë Artanin që i binte banakut. Dëgjova vetëm ‘Për kokë të vajzës’ dhe preka Artanin, i thashë: ‘Boll’. Janë munduar ta fusin Artanin në një situatë për të dalë me zarf të zi. Nuk ka lidhje ajo që dëgjova, nuk u çova për Mirin.

Rogerti: Një person që na ka mallkuar fëmijët dhe tani thotë që ndjen betimin për vajzën e Mirit, është një lojtare që do t’i thotë Mirit që po përgatitet fusha dhe luajmë bashkë. Ajo gjithmonë gënjen. Kjo po e përdor Artanin që t’i afrohet Mirit. Ti, a di t’i kontrollosh ndjenjat e tua?

Miri: Po, di.

Rogerti: Ortakja ime, nuk ngrihet nga gjumi dhe të më mbrojë mua.

Miri: Aty ishte një moment emocional, sepse unë ushqimin e kam të shenjtë. Kush gatuan, edhe për veten, edhe për mua, i kam thënë që kanë bekimin e mamasë time. Kur vjen një person si Artani, një përndjekës meshkujsh, një përndjekës femrash…