Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Edisa Demollari postoi në rrjetet e saj sociale disa mesazhe të forta me motrën e Mateo Borrit.
E teksa ishte e ftuar në “She’s On Air” në Top Albania Radio, moderatoret e pyetën në një moment gjatë intervistës pikërisht për këtë debat.
Edisa tegoi se babai i saj i kishte thënë se ai njihej me babain e ish-finalistit të BBV 5 dhe nuk kishte dëshirë që asnjëri prej tyre të vihej në siklet për të tilla gjëra.
Pjesë nga intervista:
Kur dola nga Big-u, babai im më thotë diçka ‘Edisa të lutem, unë me babain e Mateos njihemi’. Nuk mund të them se janë miq të ngushtë, por në Elbasan dhe njihen. Më kërkoi me shumë mirësjellje, më tha që nuk i di shumë mirë këto gjërat e lojës, jo të lojës, nuk më intereson tha, unë nuk dua që asnjëri nga ne të vihet në siklet që fëmijët të kenë të tilla debate. Është koha që të shuaj një herë e mirë. Prindërit nuk i kuptojnë këto të televizionit, është e kotë, kështu që unë për hir të miqësisë së tyre, nëse më duhet ndjesë, nuk e ndjej. Ajo mori atë që dha, unë e lashë aty, por se di sa e kanë lënë të tjerët.
A je natyrë që fal apo e rimendon gjithmonë?
Jam natyrë që fal dhe më pëlqen të fal. Nuk të jap të njëjtën mundësi herën e dytë siç të kam dhënë zemrën herën e parë. Je pak në lupë, por falja, mirënjohja, janë disa virtyte që nuk janë kurrë me tepri.



