Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “PërPuthen”, produksioni njoftoi për një risi, e ardhur edhe si pasojë e kërkesave të shumta të fansave të emisionit.
Shumë shpejt pjesë e programit nuk do të jenë vetëm të rinjtë, por gra dhe burra të cilët kërkojnë të kenë një partner apo partnere krah tyre.
“PërPuthen 40”, që prite të nisë së shpejti, do të jetë vendi i njohjeve të reja, për individë, mbi moshën 40 vjeç, që janë beqar, të divorcuar apo të ve.
Duke folur për këtë, moderatorja Bora Zemani, tha në lidhje me Skype për “Ftesë në 5” se “PërPuthen 40” do të transmetohet në të njëjtën studio, por në ditë të ndryshme me “PërPuthen”.
Ajo foli e emocionuar për projektin, duke thënë se puna me persona mbi 40-vjeç do të jetë më e lehtë edhe për shkak të pjekurisë së tyre.
“Do jenë në të njëjtën studio, po në ditë të ndryshe me. Sigurisht që dhe “PërPuthen 40” do jetë diçka shumë e bukur. Besoj se kjo do jetë më e thjeshtë, të paktën për ne të produksionit sepse do të kemi të bëjmë me persona më të pjekur, që i kontrollojnë më mirë emocionet”, tha ajo.