Në këtë ditë të dashurisë, “PërPuthen” Prime erdhi me një surprizë, ku që në hyrje të kësaj puntate, moderatorja e emisionit, Bora Zemani, deklaroi se për herë të parë, “Përputhen” Prime mund ta ndiqni edhe në kanalin e Top Channel në youtube livestream.

Si një ndër emisionet më të ndjekur të momentin, “PërPuthen” Prime ka marrë me mijëra shikime në livestream.

Një emision plot me emocion, surpriza dhe ku nuk mungon as tensioni, kjo puntatë e “PërPuthen” Prime numëroi më shumë se 100 mijë shikime.

“PërPuthen” është kthyer pa diskutim në një fenomen, ku çdo ditë, qindra shqiptarë qëndrojnë të ‘mbërthyer’ pas ekranit, për të parë se çfarë do të ndodhë mes konkurrentëve dhe nëse të preferuarit e tyre do të përputhen.