Jessica Simpson ka folur së fundmi për jetën e saj sentimentale dhe pse tani duket se preferon të dalë me meshkuj më të rinj. Këngëtarja 45-vjeçare është përsëri beqare pas divorcit nga Eric Johnson dhe po shijon vëmendjen që i japin të rinjtë. Ajo foli për këtë gjatë premierës së serialit të ri të Hulu, All’s Fair, ku dhe luan një rol të shkurtër. “Rick Springfield është i dashuri im në serial, kështu që pata skena të nxehta me të, ishte interesante. Nuk kam puthur ndonjëherë një burrë shumë më të madh se unë. Nuk ishte keq,” rrëfeu Jessica për këngëtarin 76-vjeçar.
Kur u pyet nëse e shijonte të ishte me një burrë më të madh, Jessica pranoi se tani tërhiqet më shumë nga burrat më të rinj. “Mendoj se tani jam më pëlqejnë meshkujt më të rinj. Kur sapo ke mbaruar një marrëdhënie, ndiej që të rinjtë e pëlqejnë besimin dhe sigurinë që ka një grua më e madhe. Po e zbuloj dhe po e shijoj”-tha ajo. Jessica duket se nuk ka frikë të eksperimentojë pas divorcit dhe po shijon jetën e saj si beqare me një stil të ri dhe plot guxim.
Instagram që ndau gjatë fundjavës, Simpson tha se po merrte një suplement si shurup për ta ndihmuar me performancën e saj vokale. “Ata thonë: ‘Çfarë po pi?’ Është kjo barishte kineze. Unë nuk e di. Trajneri im i vokalit më tha ta pi atë. Pas një kërkimi në Google pamë që është spermë gjarpri. Është si një mjaltë”-tha Simpson duke qeshur. “Nëse doni një vokal të mirë, duhet të pini spermë gjarpri!”.
“Shumë njerëz thonë: ‘Unë nuk e kam dëgjuar vërtet muzikën tuaj në të kaluarën, por ju kam respektuar si këngëtare dhe ndihem sikur kjo është më shumë së gjithçka”-tha Simpson për Rolling Stone përpara albumit. “Për mua, ky është sukses. EP-ja përmbante pesë këngë duke përfshirë “Leave Me”, “Use My Heart Against Me” dhe “Breadcrumbs”. Simpson bëri gjithashtu paraqitjen e saj të parë në skenë që nga viti 2010 në fillim të këtij muaji, duke performuar coverat e “Son of a Preacher Man” dhe “These Boots Are Made for Walkin’” së bashku me interpretimet e këngëve të EP-së së saj gjatë një shfaqjeje në Teksas.