Modelja Aurela Hoxha prej disa vitesh jeton në Spanjë me partnerin e saj, me të cilin ka një lidhje 6 vjeçare. Pas shumë vitesh së bashku ata sollën në jetë një djalë, i cili quhet Alaron. Aurela e mbajti të fshehtë shtatzaninë e saj të parë dhe ka treguar se është bërë nënë për herë të parë disa ditë pas ardhjes në jetë të djalit të saj.

Ditën e sotme Aurela ka arritur ti befasojë të gjithë, pasi me anë të një postimi ka treguar se është bërë nënë për herë të dytë dhe ka sjellë në jetë një vajzë. Edhe këtë herë Aurela zgjodhi që çdo gjë të ishte e fshehtë dhe ia arriti qëllimit, pasi kurrë nuk u aludua për një shtatzani apo plane për të zgjeruar familjen. Bukuroshja e ka dhënë lajmin duke postuar disa foto në plazh me vajzën në krahë dhe ka shkruar: “Motra e Alaronit”, duke mos e zbuluar ende emrin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Ende nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.