Një prezantuese lajmesh u hodh për vdekje teksa në shtëpinë e saj kishin hyrë persona të armatosur për të grabitur.

Somtochukwu Christelle Maduagwu humbi jetën në mënyrë tragjike gjatë një incidenti në shtëpinë e saj më 29 shtator. Autoritetet kanë hapur një hetim për ngjarjen që çoi në vdekjen e gazetares, ndërsa homazhet vazhdojnë për 29-vjeçaren.

Sipas Komisionerit të Policisë së FCT-së, CP Ajao Adewale, Somtochukwu u hodh nga kati i tretë i apartamentit të saj në Nigeri. Ajo po përpiqej që t’u shpëtonte sulmuesve.

Oficerët e gjetën prezantuesen pa ndjenja dhe e çuan me urgjencë në spitalin e përgjithshëm Maitama, por fatkeqësisht aty u shpall e vdekur.

Pas lajmin të trishtë, “ARISE News” ku 29-vjeçarja punonte ka lëshuar një deklaratë prekëse:

“Me zemër të thyer, menaxheri dhe stafi i ARISE News njoftojnë ndarjen nga jeta e koleges sonë të dashur, spikeres së lajmeve, reporteres dhe producentes. Ajo nuk ishte vetëm një anëtare e çmuar e ARISE News, por edhe një zë i gjallë që angazhohej dhe lidhej me shikuesit tanë. Ajo ishe një mike për shumë njerëz. U shprehim ngushëllimet tona më të thella prindërve, vëllezërce dhe motrave, familjes së zgjeruar, miqve dhe të dashurve të saj gjatë kësaj kohe tepër të vështirë. Zëri i Sommie-s tani mund të jetë i heshtur, por shpirti, pasioni dhe trashëgimia e saj do të qëndrojnë si një pjesë e kujtesës sonë kolektive”.