Eftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin ishte konkurrentja e “Për’Puthen” Dasina. Dasina foli për një periudhë të vështirë që ajo kishte kaluar kohët e fundit në spital, por gjithashtu edhe për “Për’Puthen” si edhe marrëdhënien e saj me Krisin.

E pyetur nga Jonida Dasina rrëfen se përse ndodhi ‘përplasja’ me Niko Komanin:

Me thënë të drejtën nuk është se jam mërzitur shumë me ju të dy, por me Nikon ngaqë ishte ajo pjesa jo materiale, jo njëra-tjetra mu duk pak ‘too much’ në ato momente, por që gjithë atë inatin e kam edhe në lidhje me deklaratat që janë bërë padrejtësisht ndaj meje dhe nga ana e djalit në fjalë që e ka thënë këtë gjë sepse ka shpifur shumë gjëra për mua dhe ishin bërë shumë gjëra dhe nuk mund t’i përballoja dot. 

Si vazhdon të jetë marrëdhënia e saj me Krisin?

Duke parë gjendjen time shëndetësore në fund të gjithçkaje që mbaroi u mundova që thjesht t’i lija njerëzit të lirë pa inate dhe fillova të kuptoj dhe mendoj një rëndësi tjetër që kishte në lidhje me mua se sa të mbaj inate me perona që në funs të fundit nuk ja vlen. Nuk flasim, por as nuk jemi armiq. 

Ishte Krisi personi i duhur për ty, por gjërat nuk shkuan siç ti do të doje?

Mendoj se ishte edhe perosoni i gabuar edhe momenti i gabuar thjesht ndonjëherë ndjesitë ndodhin dhe ne nuk i ndalojmë dot. Unë e kam shprehur që kam patur ndjenja për të, është parë qartë, por Falë Zotit fillova të kuptoj shumë gjëra dhe ishte më mirë t’i ndaloja se sa të dëmtoja veten.