Livia dhe Aldo kanë biseduar ditën e sotme në lidhje me dashurinë, por edhe për ish-partnerin e banores.

Livia u shpreh se nuk e kthen dashurinë në urrejtje. E pyetur nga Aldo nëse e gërryen kjo gjë përbrenda, ajo u përgjigj:

“Ore ti mund të vrahesh, mund të lëndohesh kur të bën diçka, ama e do dhe nuk do e kthesh kurrë në urrejtje këtë gjë. Nëse e kthen në urrejtje domethënë që për mendimin tim nuk e ka qenë diçka e vërtetë. Nuk arrij të urrej dikë që kam dashur”.

Ndërsa në lidhje me mesazhin që Livia lexoi në “Big Love”, ajo tha se ‘ishte surprizë e madhe’ duke qenë se të dy janë personazhe publikë. Banorja shtoi ky nuk ishte sinjali i parë që ai i dërgonte se e donte akoma.

“Unë kam patur mundësinë të flas me personin se kanë ndodhur shumë gjëra të rënda jashtë. Kam patur mundësinë të sqaroj disa gjëra. Për mua ishte surprizë shumë e madhe se jemi të dy personazhe publikë. Me vendos me dalë ashtu është gjë e madhe, për mua është surprizë shumë e madhe. Unë si Livia e di shumë mirë që personi tjetër më do, e di. Nuk e vë në dyshim. Ndaj nuk arrij ti afrohem dikujt”, tha Livia.

Pjesë nga biseda:

Aldo: Më e shëndetshme është dashuria pa kushte, se çfarë do lloj gjëje të bëjë personi ti prapë e do, si fëmijë

Livia: Dashuria e vërtetë, edhe nëse ça me ke bërë apo ça s’më ke bërë, unë prapë të dua. Fatkeqësisht nuk arrij të dënoj për diçka, të të largoj për diçka, sepse të dua. Kjo është e vërteta. Nuk arrij të ndërtoj një urrejtje

Aldo: Të gërryen përbrenda 

Livia: Ore ti mund të vrahesh, mund të lëndohesh kur të bën diçka, ama e do dhe nuk do e kthesh kurrë në urrejtje këtë gjë. Nëse e kthen në urrejtje domethënë që për mendimin tim nuk e ka qenë diçka e vërtetë. Nuk arrij të urrej dikë që kam dashur.

Aldo: Për t’a urryer shumë bukur, kjo është vlerë, të mos urresh. Po rrimë te kjo që nuk e ke më. Ti që se ke më. Të gërryen përbrenda që nuk e ke më apo ndihesh po njësoj?

Livia: Në rastin tim konkret? Nuk kam si ti përgjigjem kësaj pyetje

Aldo: Si ndihesh?

Livia: O Aldo sa e vështirë me t’u përgjigjur. E lexove mesazhin që më erdhi?

Aldo: Po e lexova

Livia: Ok, ça kuptove?

Aldo: Nga mesazhi apo nga ti?

Livia: Ty të duket se nuk e kam më atë dashuri? Pavarësisht rrethanave ti kupton që ai njeri nuk më do më? Ti mendon që nuk më kthehet dashuria? Ty të duket se jam një vajzë që po përjetoj një dashuri që nuk kam më?

Aldo: Çfarë ka ndodhur? Janë ndarë ata sipas mesazhit?

Livia: Nuk flas për atë person, nuk flas për gjërat personale të personit

Aldo: Po gjykoj mesazhin

Livia: Nuk ka lidhje, unë nuk ndjej të flas për personin. Mesazhi ka ardhur, e keni lexuar të gjithë. Pastaj të them unë kanë qenë bashkë, janë ndarë, ata gjëra nuk i përmend.

Aldo: Ti e hape temën e mesazhit

Livia: Mesazhi ka ardhur këtu brenda, ty të duket se nga ana tjetër kam një person që nuk më do? Si mund të më gërryej përbrenda mua kur e di që dikush më do shumë, kjo ishte ideja

Aldo: Kjo ishte hera e parë që e more këtë sinjal?

Livia: Jo, patjetër që jo

Aldo: Nuk ishte surprizë apo ke marrë sinjale dhe më përpara?

Livia: Unë kam patur mundësinë të flas me personin se kanë ndodhur shumë gjëra të rënda jashtë. Kam patur mundësinë të sqaroj disa gjëra. Për mua ishte surprizë shumë e madhe se jemi të dy personazhe publikë. Me vendos me dalë ashtu është gjë e madhe, për mua është surpizë shumë e madhe. Unë si Livia e di shumë mirë që personi tjetër më do, e di. Nuk e vë në dyshim. Ndaj nuk arrij ti afrohem dikujt.