I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, në Top Channel dhe Top Albania Radio, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim. Ai zbuloi më shumë nga jeta e tij, karriera në politikë dhe jo vetëm. Përpos të tjerave ai u shpreh dhe për rininë dhe Tiranën e tij, krahasimisht me Tiranën e sotme.

Pjesë nga intervista:

Tirana më parë kishte një pastërti shembullore, që nuk e kemi më por kjo nuk është vetëm për Tiranën por kjo është për të gjithë Shqipërinë sepse është rritur konsumi, plastika, rrugët. Gjëra që sot nuk nga bëjnë më përshtypje por njëherë e një kohë kush është rritur në këtë qytet e kupton se këtu po të gjeje një letër në rrugë dukej pisllëk i madh. Edhe kjo, por më dhimbsen disa aspektee. Por Tirana që është sot sigurisht që është e ndryshme, është më e mirë. Përtej dhimbjes time personale. Përtej nostalgjisë.