Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka hyrë një zarf i bardhë, ku Vëllai i Madh u jep banorëve mundësinë që të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Secili duhet të zgjedhë një pyetje në vazo dhe duhet t’i përgjigjet.

 “Banorë, Vëllai i Madh ju jep mundësinë që të njiheni më shumë me njëri-tjetrin, nëpërmjet pyetjeve rastësore që do përzgjidhni në vazo, sipas krahut orar. Banori përzgjedh një pyetje dhe përgjigjet, më pas vazhdon i dyti e kështu me radhë. Nuk mund të ndryshoni pyetjen që zgjedhni. Respketoni kohën e tjetrit të ulur këtu nisni rrëfimet”, shkruhej në zarf.

Ndërkohë një pyetje që i ra Mateos ishte:

“A ke pasur ndonjëherë probleme me ligjin, kur dhe si ndodhi?”.

Banori që hyri të shtunën mbrëma në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u shpreh se ka qenë vetëm një herë në komisarit dhe ka qenë vetëm 18 vjeç. Ai shtoi se shkak ishte një sherr banal dhe të dyja palët e përfshira ranë dakord se nuk kishte ndodhur gjë dhe nuk do të kishin më probleme.

“Vetëm një herë kam përfunduar në komisariat kur kam qenë 18 vjeç për shkak të një sherri banal në rrugë. Por që thjesht kemi bërë një akt firmosje, ku të dyja palë thamë se nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk kemi probleme të mëtejshme”, u përgjigj Mateo.