Ilir Vrenozi është një nga ish-banorët më të komentuar të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”. Ditën e sotme, ai ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku zbuloi se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare.
Vrenozi tregoi se dy deputetë, Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj, e kanë telefonuar personalisht për ta përgëzuar për qëndrimin dhe sjelljen e tij gjatë qëndrimit në reality show.
Sipas ish-banorit të BBVip , telefonatat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe mbështetëse, duke i dhënë komplimente për mënyrën se si u përball me situatat dhe debatet në shtëpi.
Vrenozi tregoi po ashtu se ka folur edhe me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Me Berishën kam folur po me Ramën s’kam lidhje. Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj më kanë marrë në telefon. Po ashtu edhe Myslym Murrizi. Më komplimentuan, më thanë ‘bravo, bravo’”, u shpreh Vrenozi gjatë bisedës në studio, duke shtuar se ishte i surprizuar nga ky interes dhe vlerësim nga figura politike.
Përkrahja e hapur nga deputetë të njohur shihet si një tjetër dëshmi e popullaritetit që Vrenozi arriti të fitojë gjatë eksperiencës së tij në BBV.


