Ditën e djeshme, babai i Selin, një nga vajzat e njohura të ekranit, ka reaguar publikisht për marrëdhënien e saj me Mirin, duke bërë disa akuza të ashpra.

Ai e quajti Mirin “pervers” dhe shtoi se ai do të bënte një profesion të shkëlqyer si zhigolo. Këto komente kanë ndezur një valë reagimesh, përfshirë ato të familjarëve të Mirit.

Pas kritikave të forta të babait të Selin, disa faqe në Instagram kanë dalë në mbrojtje të Mirit, duke e akuzuar atë për deklaratat e ashpra dhe duke shpërndarë reagimet në faqen e këngëtarit, si një përgjigje ndaj akuzave.

Reagimet në rrjetet sociale janë përhapur shpejt dhe po krijojnë më shumë tensione mes dy familjeve.