Nga 12 nëntori 2025, qielli astrologjik ndodhet në një nga momentet më të fuqishme të vitit; pesë planetë janë në retrogradë njëkohësisht; Neptuni, Saturni, Jupiteri, Merkuri dhe Urani. Kjo dukuri, shihet si një periudhë ku gjithçka duket sikur ngadalësohet, por në të vërtetë na fton të ndalemi dhe të reflektojmë. Retrograda është momenti kur një planet, nga këndvështrimi i Tokës, duket sikur kthehet pas. Edhe pse është vetëm një iluzion optik, astrologjikisht ajo simbolizon kthim brenda vetes, rishikim të zgjedhjeve dhe riformësim të energjive.

Planeti i komunikimit ngatërron mesazhet, sjell vonesa në udhëtime, keqkuptime në marrëdhënie dhe prishje teknologjie. Mos merr vendime impulsive, mendo dy herë para se të flasësh apo të firmosësh. Na kthen drejt përgjegjësive dhe strukturave që kemi ndërtuar. Mund të ndjejmë presion për të bërë më mirë ose për të vendosur kufij të rinj. Reflekto mbi disiplinën dhe detyrimet që ke shmangur.

Jupiteri në retrogradë na fton të rishikojmë besimet, qëllimet dhe mënyrën si matim suksesin. Pyet veten nëse rruga që ndjek ende përputhet me rritjen tënde personale. Urani në retrogradë sjell dëshirë për ndryshim, por në heshtje. Nuk shpërthen, por lëviz ngadalë drejt çlirimit personal. Mos u frikëso të ndryshosh mënyrën e të menduarit.

Neptuni në retrogradë zbërthen iluzionet dhe i jep më shumë hapësirë intuitës. Është koha për të parë realitetin ashtu siç është, pa fantazi. Dëgjo instinktin, jo mjegullën e emocioneve. Një fazë e qetë, por transformuese. Kur pesë planetë janë në retrogradë njëherësh, jeta mund të duket më e ngadaltë dhe ndoshta më e turbullt. Por kjo periudhë nuk është për t’u frikësuar është një moment ideal për të ndalur, për të reflektuar dhe për t’u riorientuar. Energjitë e forta të nëntorit 2025 do të zgjasin disa javë, derisa Merkuri të përfundojë retrogradën i pari, ndërsa planetët e tjerë do të rikthehen në lëvizje të drejtë nga janari deri në shkurt 2026.