Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale: një vajzë vetëm 9 vjeç nga SHBA ka habitur publikun me forcën e saj të jashtëzakonshme. Lucy Milgrim, e cila peshon rreth 27 kilogramë, ka arritur të ngrejë plot 82 kg në një garë të zhvilluar në Columbus, duke realizuar një deadlift mbresëlënës dhe duke tejkaluar disa herë peshën e trupit të saj.

Momenti u regjistrua gjatë Arnold Sports Festival dhe u përhap me shpejtësi në internet, ku mori miliona shikime dhe reagime entuziaste. Performanca e saj nuk ishte e vetmja arritje: brenda të njëjtit aktivitet, ajo vendosi disa rekorde të rëndësishme në USA Powerlifting, përfshirë squat-in dhe bench press-in, duke u shndërruar në një nga talentet më premtuese në këtë disiplinë.

Sipas raportimeve, Lucy stërvitet rregullisht disa herë në javë dhe prej kohësh merret edhe me mundje, çka ka ndikuar në zhvillimin e forcës dhe qëndrueshmërisë së saj fizike. Trajneri i saj është babai, i cili ka theksuar se përkushtimi dhe disiplina e vajzës janë të rralla për moshën që ka.

Historia e saj po shihet si një shembull frymëzues, që tregon se pasioni dhe puna e vazhdueshme mund të thyejnë çdo kufi, pavarësisht moshës.