Mjekët në Sri Lanka kanë hequr një gur 3.1 kg në fshikëzën e një burri, të cilin ata besojnë se është më i madhi i këtij lloji i regjistruar ndonjëherë. Procedura u krye javën e kaluar në një spital në Trincomalee, në lindje të vendit. Pacienti 55-vjeçar ishte shtruar në spital pasi pësoi një goditje në tru. Por, ndërsa merrte trajtim, mjekët gjetën gurë në fshikëzën e tij urinare pasi vunë re se ai po përjetonte vështirësi në urinim.
Gjatë operacionit, mjekët hoqën gurin e fshikëzës, ai peshonte sa një foshnjë e lindur në kohë dhe ishte afërsisht sa madhësia e një veze struci. “Sipas të dhënave në dispozicion, është guri më i madh i fshikëzës i dokumentuar ndonjëherë dhe i hequr përmes operacionit,” tha Sinhala Dr. Prahalahan Balakrishnan, i cili drejtoi operacionin.
Ai shtoi se pacienti ishte në “gjendje shumë të mirë shëndetësore”. Pacienti mbetet në spital dhe po vazhdon të marrë trajtim për gjendjet e tjera mjekësore, thanë mjekët. Dr. Balakrishnan shtoi se guri duhet të ketë qenë në fshikëzën e pacientit për rreth pesë deri në 10 vjet.



