Gjatë një interviste për revistën A., Pierce Brosnan ka rrëfyer “shijet” e tij në lidhje me gratë. Aktori është martuar në vitin 2001 me gazetaren Keely Shaye Smith, 10 vjet pas vdekjes së bashkëshortes së tij të parë.
Brosnan kujton kohët kur frekuentonte femra më të reja se ai, e ka pranuar se ka arritur të ketë një mendim ndryshe për gratë fal eksperiencave që ka pasur.
“Kam dal me modele shumë të reja, e kanë qenë shumë. Dikur dhe unë isha i ri. Por që kur kam kuptuar se çfarë është jeta në të vërtetë kam zbuluar se një grua është vërtetë seksi pas të 35-ve”, ka pohuar aktori i famshëm. “Kam frekuentuar disa vajza shumë të bukura, por tepër të zakonshme dhe paksa të kufizuara. Preferoj të mos përmend emra sepse nuk do të ishte elegante prej meje, kur kanë kaluar kaq shumë kohë. Në fund, gratë që njohin paksa jetën janë më interesantet, e nuk mendoj se 60-vjeçarët nuk kanë diçka për t’ua pasur zili 20-vjeçarëve”, ka thënë Brosnan.
7 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)