Aktori do të qëndrojë gjatë gjithë verës larg SHBA-së, por nuk heq dorë nga luksi i vilës


Pierce Brosnan paguan 250 mijë dollarë për të marrë me qira një vilë në Malibu, teksa është duke punuar në Francë. Aktori është impenjuar në filmin e tij të ri “Love Punch” ku do të luajë bashkë me aktoren Emma Thompson. Xhirimet po bëhen në Jug të Francës, ndërkohë që mësohet se gjatë verës aktori do të punojë edhe për tre filma të tjerë. Parashikohet që ylli i James Bond e bashkëshortja e tij Keely Shaye Smith do të qëndrojnë për gjatë gjithë verës larg SHBA-së dhe nuk do të kenë mundësi të shijojnë luksin e vilës që kanë marrë me qira në Malibu, në Kaliforni.


Vila, për të cilën paguajnë 250 mijë dollarë çdo muaj, quhet “Orchid House” dhe është një “shtëpi-ekologjike”, duke qenë se Pierce dhe e shoqja, janë të dy eko-aktivistë. Ajo ndodhet pranë vilave të yjeve të tjerë hollivudian si: Mel Gibson, Sylvester Stallone, Robert Redford, Steven Spielberg, Goldie Hawn, Leonardo Di Caprio.


12 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)