
Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë një nga çiftet më të njohur në botën e futbollit dhe showbiz-it. Detaji më i vogël i jetës private të futbollistit dhe prezantueses shkakton gjithmonë bujë. Rubio në programin “La Resistencia” iu desh të përballej me pyetjen klasike të David Broncano për seksin.
Aspak e turpëruar, Pilar Rubio nuk hezitoi të përgjigjej.
Ne bëjmë seks çdo ditë, përveç se kur jam këtu në Madrid. Sot, për shkakun tuaj, ne nuk do bëjmë. Seksi është jetë. Në orën 21:30 i kam të gjithë fëmijët në shtrat dhe më pas…
Rikujtojmë, se portali “SlotsUp” mori në shqyrtim rolin e partnereve të futbollistëve, duke dashur të bëjë një klasifikim të grave më me ndikim dhe të suksesshme. Tashmë ekziston një renditje e tillë botërore. Tri të parat janë të famshme në botë, edhe larg burrave të tyre, Shakira, Victoria Beckham dhe Perri Edwards. Pilar Rubio, gruaja e Sergio Ramos, është e vetmja spanjolle dhe renditet e teta, ndërsa mungesa e Georgina Rodríguez është befasuese.