Gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Zhaklin Lekatari ka diskutuar mbi barazinë gjinore dhe jo vetëm…

“Ka një lloj gojëdhëne që meshkujt janë egoistë për të kënaqur veten e tyre në marrëdhënie intime?”, i tha moderatori i njohur dhe gazetarja u përgjigj:

“Po, ekziston kjo. Humnera që ekziston mes orgazmës mashkullore dhe orgazmës femërore. Por kjo është thjesht një çështje kulturore. Mënyra se si ne e perceptojmë dhe e jetojmë marrëdhënien seksuale. Nëse për pjesën aziatike të botës marrëdhënia seksuale nuk është vetëm penetrimi dhe akti fizik, por është dhe ajo loja, këtu në këtë pjesë të botës, marrëdhënia seksuale quhet vetëm akti i penetrimit. Dhe kjo bën që situatën në dorë ta ketë më shumë mashkulli dhe kjo bën që interesi kryesor të jetë te kënaqësia mashkullore dhe jo te kënaqësia femërore.

Edhe sepse kulturalisht, gruaja nuk është parë ndonjëherë si qenie seksuale, si qenie që di të të japë kënaqësi, si qenie që di të marrë kënaqësi, si qenie multiorgazmike. Gjithmonë kjo pjesa seksuale e gruas trajtohet si diçka e pistë, si diçka jo e pranueshme për shoqërinë, si diçka që bie ndesh me rregullat tradicionale të familjes shqiptare apo shoqërisë shqiptare. Dhe kjo bën që fatkeqësisht në performancën e vërtetë në arenën seksuale, përfitimet e kënaqësisë të jenë më të mëdha te burrat se sa te gratë”.