Kristi, Flori dhe Brikena u dënuan mbrëmë nga Vëllai i Madh për shkak se kanë shkelur rregulloren, e si pasojë i vendosën në një ‘burg’ të improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve do të bënin rolin e gardianit me radhë, ku edhe ata kishin rregullat e tyre.
Por këto rregullua nuk u respektuan sërish, si nga të ‘burgosurit’ ashtu dhe nga ‘gardianët’. E për këtë arsye, Vëllai i Madh mori një tjetër vendim për banorët.
Duke qenë se Brikena ka respektuar rregulloren, u shpall lidere e javës, duke marrë edhe një avantazh në lojë. Ndërsa pjesa e tjetër e banorëve do të penalizohet.
“Banorë, Vëllai i Madh dënoi disa prej jush duke i burgosur, me një rregullore të mirë përcaktuar. Gjatë orëve të fundit, Vëllai i Madh ka vëzhguar me kujdes çdo veprim tuajin dhe fatkeqësisht rregullorja nuk është respektuar as nga të burgosurit dhe as nga gardianët, me përjashtim të Brikenës. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që Brikena të shpallet lidere e javës. Ajo gjithashtu do të ketë një avantazh, gjithë pjesa tjetër e banorëve do të penalizohen. Nga ky moment burgu nuk është më funskional”, shkruhej në zarfin e bardhë të dërguar brenda shtëpisë.



