Tifozja e famshme e Napolit, Marika Fruscio, e cila shpeshherë ka “tundur’ studiot televizive në programet sportive në shtetin fqinj, tashmë është “shqiptarizuar”.
Prej kohësh ajo ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet dhe jo vetëm, ndërsa si gjithnjë shfaqet tepër provokuese në rrjetet sociale.
Në “OnlyFans” dhe më gjerë në faqet me pullë të kuqe, tifozja seksi e Napolit u shfaq në mbështetje të Shqipërisë në ndeshjen kundër Jordanisë.
46-vjeçarja italiane ndau në rrjetet sociale foto dhe video nga stadiumi “Air Albania”, e veshur kuqezi dhe me plis në kokë.
Prezenca e e tifozes seksi rezultoi fatsjellëse për ekipin tonë, me Shqipërinë që fitoi 4-2 kundër jordanezëve, ndonëse bëhej fjalë vetëm për një takim miqësor.