Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Jozi ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku i është drejtuar Gjestit me fjalë fyese dhe të rënda.

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram”, ku iu kërkon falje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht familjes së Gjestit, për situatën që ka shkaktuar.

View this post on Instagram

A post shared by Jozi (@joz_marku)

“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”, tha Jozi .

“Kosove e Adem Jasharit hej ta puthsha plagen 🙏❤️”, ka shkrua ish-banori krahas kësaj video në “Instagram”.