Prej disa kohësh ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në mediat online.
Është fjala për Rudina Dembacajn, e cila ka disa muaj që ka bërë publike lidhjen e saj me ish-deputetin, Mark Frooku.
Në këto ditë karantine, aktorja dhe moderatorjae njohur nuk heziton të publikojë fotografi nga jeta e përditshme dhe së fundmi ka postuar një imazh me partnerin duke tymosur cigare.
“Duhani dëmton rëndë shëndetin, të zverdh dhëmbët, vjen erë e keqe, të hap barkun! Mos e pini”, shkruante ajo krahas video.
Por ndjekësit nuk kanë kursyer mendimet e tyre për sjelljen e saj dhe për faktin që u nda nga bashkëshorti.
“Po kur u bone dhe ti plakushe m*ti nga ‘Aja’ e shokut Agron tu kalu hu n hu tashi”, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i moderatores e cila i kthehet komentuesit: “Plake plake po jam flakë”.
Ndërsa një tjetër komentues i thotë se pas dy viteve mund të ketë ndonjë kollovar tjetër pasi i pëlqen ti ndërrojë format.
Rudina nuk e kursen ironinë ndaj tij duke i thënë: “Tu pa tu bo”.