Ka nisur me debate të forta këtë mbrëmje Big Brother, pas planit të organizuar nga disa banorë që të dilte dikush me zarf të zi, që të anulohej televotimi Miri-Selin-Juxhin.
Miri u distancua nga ky plan, ndonëse u shfaq duke diskutuar në klip, ndërsa Anglo u shpreh se ishin të gjithë dakord për të anuluar këtë televotim. Një nga banorët e targetuar për këtë plan ishte Mateo, i cili tha se Miri do ta nxjerrë jashtë për shkak të xhelozisë nga shoqëria e tij me Selin.
Pjesë nga debati:
Miri: E kam thënë te dhoma e rrëfimit, e them prap. U propozua nga Angelo, sit ë shpëtojmë Juxhinin se e dua këtu. I kam thënë mos u merrni me zarf të zi, unë jam jashtë kësaj.
Angelo: Ka qenë një plan i menduar nga të gjithë. Unë po përgatitesha që njëri nga dy miqt e mi të dilte. Kishin mendjen të fitonim sfidën e fundit, në diskutim e sipër u hodh nga të gjithë ideja për të pasur një zarf të zi. I vetmi që ka vepruar ka qenë Miri, ne të tjerët nuk kemi vepruar.
Juxhini: Mos luftë nëse e keni me qëllim për të më shpëtuar mua
Miri: Angelo ma ka propozuar dhe I thash mos u merrni me këto lojëra se janë të pista. Te Mateo keni rënë në grackë.
Keijsi: Kushdo që ishte bërë pjesë e skemave, turp t’I vijë. Angleo, Juxhini dhe Miri deri diku. Të gjithë zërat po diskutoheshin dhe askush nuk u përball. T’I vijë turp që arrijnë të japin këtë mesazh, të arrijmë në këto pika është turp.
Mateo: Lojë e pisët dhe e ulët. Miri është bashkangjitur, ka thënë unë nuk marr pjesë, por ju merruni me Mateon. E ka kapur xhelozia dhe inati
Miri: Keni rënë në grackë
Mateo: Mirin e ka kapur xhelozia nga miqësia që kam me Selinin.
Selin: Jam e surprizuar nga reagimet e Juxhinit. Në klip paska tjetër qasje, nga Kristi nuk e prisja. Në një shtëpi me më shumë burra se gra, vajzën e trajtojnë si kile groshe. Situatë e shëmtuar. Sa pyet veten po unë çfarë bëra.
Ledion: Dhe Miri e bën këtë?
Selin: Po patjetër. Nuk e kam ndjerë që Miri të jetë xheloz për shoqërinë time me Mateon.
