Mahrah Al Nahyan, 32 vjeçe, e lidhur përmes martesës me familjen mbretërore të Abu Dhabit, është dënuar nga drejtësia britanike pasi u gjet pa ndjenja në një rrugë të Londrës, ndërsa një fëmijë i vogël ndodhej i pambikëqyrur pranë trafikut.
Ngjarja ndodhi më 13 qershor në perëndim të Londrës, ku 32-vjeçarja u gjet pranë një burri gjithashtu pa ndjenja. Fëmija, i cili ishte zbathur dhe kishte një monopatinë, u mbrojt nga kalimtarët deri në mbërritjen e policisë.
Al Nahyan pranoi më 13 tetor akuzën për neglizhencë ndaj fëmijës dhe u dënua me një masë rehabilituese dyvjeçare në komunitet, si dhe me një gjobë prej 6,114 paundësh.
Në gjykatë u diskutua përdorimi i substancave narkotike, ndërsa policia kishte gjetur mjete të lidhura me përdorimin e tyre në çantat e saj. Mbrojtja pretendoi se ajo nuk kishte konsumuar dr*gë ditën e incidentit.
Gjyqtari e cilësoi sjelljen e saj të papërgjegjshme, duke theksuar rrezikun që i ishte shkaktuar fëmijës.
Al Nahyan po ndjek aktualisht një program rehabilitimi në një qendër të specializuar në Surrey. Sipas raportimeve, ajo përfiton një pagesë mujore prej 8 mijë paundësh për shkak të lidhjes martesore me dinastinë sunduese të Abu Dhabit.

