Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, duket se mbrëmjen e djeshme e ka “trembur” paksa bashkëshorten e tij. Kjo për shkak të një postimi paksa të çuditshëm në “Instastory”.
Në postimin e tij, Cana shprehet se kishte parë ish-in pas 10-vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.
“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.
Më pas, ai vendosi që edhe të prezantonte ish-të dashurën me ndjekësit e tij të shumtë. E dini çfarë imazhi postoi? Cana publikoi thjesht videon e makinës së tij të vjetër.