Miri dhe Mateo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në ofendime e tensione mes tyre.

Si duket dyshja po vijojnë ende të kenë situata konfliktuale në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Mateo e ka quajtur Mirin njeri pa gjak i cili po bën gjithçka për lojën në shtëpi.

Nga ana tjetër duarkryq nuk ka qëndruar as Miri, i cili i është përgjigjur me ofendime.

Mateo: Ai (Miri) nuk ka gjak, nuk ka sedër. Ai po bën çdo gjë për mbijetesë këtu. Je njeri pa gjak, nëse do të kishe gjak do të të dhimbsej vetja. Je i gati të bësh çdo gjë.

Miri: Pse i the atij s’ke gjak shqiptari. Ik ore debil. Ti je anti-shqiptar.

Mateo: Ti je i pacipë, i fëlliqur.