E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erjola Doçi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…
Pjesë nga intervista:
Kush rrezikon më shumë për t’u larguar i pari nga shtëpia, Keijsi, Ina apo Stelina? Mendon se publiku do që të shohë më shumë historinë e dashurisë mes Keijsit dhe Stelinës?
Zgjedhja e Keijsit me gocat nuk ka më kthim pas. Patjetër që këtë rrugëtim do e vazhdojë si shokë ose si të dashur me Inën. E para e lë shtëpinë Stelina, sepse mendoj që u ezaurua pak, bëri dhe linjën e jetës. Mua më vjen shumë keq që të dalë Stelina, por kështu si ka ardhur loja… Ata janë bërë shëmbëlltyra e njëri-tjetrit, mirë apo keq, nuk ia lëshojnë dorën njëri-tjetrit. Kurse Stelina po bie pak në grackën e Mirit. /TAR/


