I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Bruno Shemsho, për të komentuar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5″…

Pjesë nga intervista:

Si e komenton Mateon, a mendon se po e kupton si funksionon loja e BBV?

Nuk e di sa e kupton BBV, për aq kohë sa e trajton lojën e tij vetëm me Brikenën. Ne jemi shokë, por unë do them atë që mendoj për dikë, edhe nëse është vëllai im. Por unë them dhe gjërat e mira që ka dikush, nuk them vetëm të këqijat. Por gjërat që mua më pengojnë, janë që mund të tregosh potencialin tënd në shumë dimensione, por ti po e mban veten të lidhur pas një vajze që nuk të pëlqen. Kurrë nuk më kanë pëlqyer djemtë që qëndrojnë pas një vajze, edhe kur ajo thotë ‘jo’.

Mendon se pëlqimi i Mateos për Brikenën është ‘fake’?

Ja po ta bëj ty këtë pyetje… Para 4 vitesh ke patur një relatë, jo lidhje, je takuar një herë, ke folur, siç bëjnë shumica në chat. Pastaj pasi je larguar nga ajo, ke vazhduar rrugëtimin tënd, je futur në “Për’puthen”, tek “Kepi i Tundimeve”… Dhe papritur ti shikon Brikenën, futesh aty brenda dhe thua ‘unë kam qenë ish-i i kësaj.’ Pastaj vazhdon lojën vetëm në këtë trajtë, duke i thënë asaj që e pëlqen. Ajo thotë që nuk e pëlqen dhe nuk kemi pse e analizojmë se pse ajo nuk e pëlqen. Mund të ketë 100 arsye. /TAR/