Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Angelo Haruni, ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”. Në këtë intervistë, gazetari i njohur ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Dario, të cilin e ka përmendur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë ish-banori iu përgjigj të gjitha pyetjeve pikante, edhe për banorët që janë ende pjesë e lojës në BBVip.
I pyetur se kë nga banorët sheh në finalen e madhe të “Big Brother VIP 5”, Angelo përmendi Selin të parën. Sipas tij, edhe Kristi do të shkojë në finale, nëse do të jetë pak më i vërtetë.
“Finalistë në këto momente shoh Selin në mënyrë absolute, Mirin tani po e ndihmon Selin nëse më përpara ka qenë e kundërta, duke e ndihmuar, duke mos e braktisur në thonjëza po e merr me vete në finale. Kristi nëse do të jetë pak më i vërtetë, do të shkojë në finale, nëse nuk do të ketë frikë t’ju përgjigjet disa pyetjeve”, u shpreh ish-banori.



