Edhe pse aventura në Big Brother VIP Albania ka përfunduar prej kohësh, duket se dramat dhe thumbat mes ish-banorëve janë larg mbylljes.
Së fundmi, një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Selinës dhe Rogertit.
Në pamje, Rogerti shihet duke performuar në një klub nate në Tiranë këngën që kishte krijuar për të gjatë qëndrimit në shtëpi, duke ndezur reagime të shumta online.
E pyetur për këtë moment në emisionin “Goca dhe Gra”, Selina nuk i kurseu ironitë. Me një deklaratë të drejtpërdrejtë, ajo la të kuptohet se nuk e sheh me sy të mirë këtë veprim:
Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të eci me emrin tim.
Komenti i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” ndaj ish-konkurrentit, duke sugjeruar se ai po përfiton nga fama e saj për vëmendje.
Megjithatë, kur u pyet nëse do të ndiqte rrugën ligjore, Selina tregoi se ka zgjedhur një qasje më të qetë:
Shumë njerëz më kanë thënë ta hedh në gjyq, por unë kam një tjetër mënyrë. Unë besoj shumë në Zot, nëse nuk ia kthej unë, ka një Zot lart.
Ndërkohë, fansat mbeten të ndarë: disa e mbështesin reagimin e saj, ndërsa të tjerë e shohin situatën si një dramë të panevojshme që po mbahet gjallë edhe pas përfundimit të spektaklit.
