Teksa finalja e “Big Brother VIP Albania” po afron, emocionet brenda shtëpisë janë më të forta se kurrë. Rrëfimet e banorëve, tashmë edhe përmes Top Albania Radio, në Big Brother Radio, po zbulojnë ndjenja të thella dhe histori që nuk janë parë plotësisht në ekran.

Gjatë intervistës me Heidi Bacin, Mateo Borri ka folur hapur për mungesën e Brikenës dhe mënyrën se si po e përjeton këtë periudhë pa të.

Heidi e pyeti se si kanë qenë këto ditë pa Brikenën?

Mateo u përgjigj:

Unë jam overprotective… unë të dashurën e dua gjatë gjithë kohës, jo kërkesë llogarie, por të më thotë ‘ku je, kam dalë me shoqet’…

Moderatorja e pyeti më tej nëse po e vuan faktin që nuk e di ku ndodhet ajo.

Po e vuaj keq fare… -u shpreh ai pa hezitim.

Mateo shtoi se ndjenja e kujdesit do të ishte e njëjtë edhe nëse rolet do të ishin të kundërta:

Edhe po të isha unë jashtë e Brikena brenda, do e kisha merakun se ku është, çfarë po bën…

Duke folur për mënyrën si dashuron, ai u shpreh me tone të forta:

Unë ose dashuroj 100% ose nuk dashuroj hiç, por kur dashuroj 100% bëhem all-in, s’kam më jetë…

Në fund, Mateo dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Brikenën, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet:

Përveçse të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty dhe mezi po pres që të dal e të të puth rehat pa kamera… i kam thënë që do të ta bëj buzën gjak…

Ndërkohë, i pyetur për dasmën simbolike brenda shtëpisë, ai e përshkroi me tre fjalë:

Fantastike, e paimagjinueshme, sureale… ka qenë momenti më i bukur në ‘Big Brother’./TAR