I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë një ngë konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format por dhe për jetën e tij private…
Teksa jetonte në Dubai, Albi ka përjetuar dhe një periudhë të keqe, kur zbuloi tradhtinë e të dashurës së tij asokohe. Por si u përball ai me këtë fakt?
Ajo zgjodhi të tradhtonte, por nuk është se më tradhtoi mua. Tradhtoi ato vlera morale, shpirtërore dhe standardet që i kishte vënë një vit para se të njiheshim. Dolëm për darkë dhe e pyeta: “A më do?” Më tha që pse ia bëja atë pyetje dhe i thashë për mesazhet që kisha parë tek telefoni i asaj. Lashë lekët në tavolinë në mënyrë arrogante që të paguaja darkën dhe ika, marr makinën. Kam ecur shumë shpejt, adrenalina… Po ecja me 240 km/h, në Dubai ka superstrada me 6 ose 7 korsi. Por kur merr kthesën janë dhe bordura dhe nuk e sheh personin tjetër nga larg dhe nuk ke hapësirë kohore për të frenuar. Instikti apo Zoti më çoi që të ndërroja korsinë sepse isha shumë shpejt. Ndërroj korsinë dhe brenda 2 sekondave kam kaluar ngjitur me makinën që kishte ndaluar me bllokazh sepse nuk i punonte makina. Kam kam ulur shpejtësinë në mënyrë graduale, kam ndezur bllokazhin dhe dola tek korsia e fundit, pastaj tek një xhep aty. Tek pasqyra sipër ku shohim për nga mbrapa, i them vetes: “Je gjithë ky çun, me një punë shumë të mirë, se sa kisha marrë promovimin për t’u bërë menaxher departamenti, si e le veten të kontrollohesh nga emocionet? Ti ikën, por do të vuajnë të tjerët, do të vuajë familja, do të vuajë shoqëria.” Po i flisja vetes dhe po i thoja që jeta vazhdon.