Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i “Big Brother VIP 4” foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredana Bratin, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.

Vetëm pak pas publikimit të intervistës, ish-banorja e shtëpisë më të famshme ka bërë një postim në “Instagram”. Ajo shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho.

Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.

Në intervistë, këngëtari ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.