Vajza e një fermeri ka tërhequr gjithë vëmendjen teksa mbërriti në mbrëmjen e maturës mbi një lopë. Chloe Fitton mbante veshur një fustan të gjatë, ngjyrë blu dhe dukej shumë elegante. Por nuk ishte paraqitja e 15-vjeçares që ktheu vëmendjen nga ajo.
E reja u shfaq në mbrëmjen e maturës së shkollës në Bolton, Greater Manchester, mbi një lopë. Ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj 43 vjeç, Richard dhe i vëllai 19-vjeçar, Thomas.
“Daily Mail” shkruan se familja realizoi disa fotografi, të cilat janë komentuar shumë në rrjetet sociale. Gjithashtu thuhet se Chloe po ndiqte gjurmët e vëllait të saj të madh, i cili në vitin 2022 u shfaq në mbrëmjen e maturës në pjesën e pasme të një traktori të madh, të verdhë.
Tashmë 15-vjeçarja ka grumbulluar më shumë se 600 mijë shikime në llogarinë e saj në “TikTok”. Ajo do të vazhdojë studimet e bujqësisë në kolegj, në shtator dhe shpreson që një ditë të marrë përsipër fermën familjare.
“Të gjithë kanë hipur mbi kuaj ose karroca, kështu që mendova që të bëja doçka krejtësisht ndryshe që askush nuk e kishte bërë më parë”, ka thënë Chloe Fitton për shfaqjen e saj mbi lopë në mbrëmjen e maturës.
Maturantja ka treguar se të gjithë e kanë pritur mirë këtë vendim të saj dhe ka marrë duartrokitje nga të pranishmit.







