Një blogere nga Afrika e Jugut notoi në ujëra të ndotura në një plazh në Cape Town, pa ditur se po rrezikonte seriozisht shëndetin e saj.
Është fjala për Michelle Sky Hayward, ish-kampione në kitesurfing, e cila notoi nëpër plazhin Bloubergstrand, duke luajtur me shkumën që kishin krijuar ujërat e zeza.
Ajo notonte mes dallgëve, pa e ditur që uji ishte ekstremisht i ndotur.
“Po argëtohem aq shumë saqë as nuk e ndiej të ftohtin. Është ujë i kripur”, thoshte Michelle teksa bëm video në ujë.