Pjesa e parë e rubrikës “N’trotuar” në “E Diell” u hap me temën “A po teprohet me ndërhyrjet estetike?”, ku të ftuarit ishin të ndarë në dy grupe.
E ftuar ishte edhe transgjinorja, Amber, e cila është make-up artiste e VIP-ave. Ajo tregoi se kishte bërë gjoksin dhe nofullat, por kishte ende për të bërë pasi po kthehet nga mashkull në femër.
Në një moment gjatë bisedës, ndërhyn ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno, i cili thotë se disa “bëjnë operacione pasi nuk kanë siguri te vetja”.
Amber i kthehet: “Nuk linda me gjoks”, duke lënë të kuptohet se ishte e nevojshme ky ndryshim për transformimin e saj.
Pjesë nga biseda:
Bruno: Ke pasiguri te vetja
Amber: Nuk linda me gjoks
Bruno: Edhe unë kam gjoks, ti ke pasiguri te vetja. Sado që ke të bërë gjoksin, do akoma ta kesh më të madh.
Manushi: Sa pikë i jep Amberit si femër
Bruno: Zero si femër
Andi: Gjashtë
Mane: Dhjetë për guximin, shtatë për ndryshimet
Ervini: Shtatë deri në tetë