Pas një debati të fortë me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli ka vendosur që t’i tregojë Armaldo Kllogjerit se pse e bëri gjithë atë skenë. Këngëtari i njohur i tha Maestros se gjithë këtë e bëri që ta nxirrte të preferuarin e publikut se i erdhi inat që doli Olta Gixhari.

Ishte vetë Armaldo që i kërkoi Luizit që të sqaroheshin dhe e pyeti se deri ku do shkojë me lojën e tij.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë po prisja deri ku do shkosh ti

Armaldo: Domethënë unë të shkoj në ekstrem

Luizi: Me marrë valixhet me ikë

Armaldo: Atë do ti?

Luizi: Jo, unë nuk dua atë.

Armaldo: Po ça do ti?

Luizi: Unë dua me të nxjerrë prapë të preferuar ty të shtunën se më vjen inat që doli Olta

Olta: Kjo është

Armaldo: Ti e bën gjithë këtë të më nxjerrësh mua të preferuarin ë?

Olta: Po

Luizi: Ti kujton se nuk do dalësh?

Olta: Dhe ja thashë unë këtë gjë dhe ma pranoi

Armaldo: Dëgjo këtu, vetëm natën në gjumë mos më bëj asgjë

Luizi: Unë s’të bëj as natën dhe as ditën. Ti e di shumë mirë

Armaldo: Se po qe për natën, për Zotin

Luizi: Mu më zhgënjeve, ti e di shumë mirë dhe e mbaje mend se të kam thënë se në gjumë nuk të ngacmoj, as gjarprin

Armaldo: Hë moj Valbona më thuaj ça të bëj unë se po më ikën truri

Olta: Të qeshësh