Gigi Hadid dhe Bradley Cooper duket se po përgatiten për hapin tjetër në marrëdhënien e tyre. Një burim i tha “Page Six” se çifti është më afër se kurrë dhe aktori “po mendon seriozisht për martesën dhe fëmijët”. 

Sipas të njëjtit botim, ylli 50-vjeçar mund t’i propozojë për martesë 30-vjeçares “në muajt në vijim”. Thashethemet për marrëdhënien e tyre filluan në tetor 2023, kur të dy u fotografuan duke ngrënë një darkë romantike në të preferuarën e të famshmëve Via Carota në Nju Jork.

Që atëherë, paraqitjet e tyre të përbashkëta janë shtuar, ndërsa burimet duan që ata të jenë “jashtëzakonisht të lumtur” dhe plotësisht të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Një mik i ngushtë që foli për Page Six zbuloi se çifti parashikon një të ardhme të përbashkët dhe një familje. “Ata mund të imagjinojnë një familje të përzier, me vajzat e tyre dhe fëmijët e tyre të ardhshëm”, tha ai. 

Bradley Cooper ka një vajzë, Leah, 7 vjeç, nga lidhja e tij me Irina Shayk. Gigi Hadid ka gjithashtu një vajzë, Kai, 5 vjeç, nga lidhja e saj e mëparshme me këngëtarin e “One Direction”, Zayn Malik. Të dy u ndanë në vitin 2018 dhe aktualisht ndajnë kujdestarinë.