Juxhini dhe Lore kanë biseduar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Ata kanë komentuar banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Ngaqë janë njerëz që nuk kanë fare selektim se për ça e shpikin një sherr. E shpikin edhe ‘kujt ia lë tavllën ti para këmbëve?’, tha Lore”.
“Po unë të them ja e heq direkt dhe të kërkoj falje”, shton Juxhini.
Lore vijon pastaj, unë me këtë mund të çohem e të krijoj situate dhe shtoi:
“Ideja është se këto gjëra të vogla 30 sekondëshe nuk të bëjnë të shkosh afatgjatë. Mendimi im. E kjo është arsyeja se pse thashë dua të dalë Armela. Më duken shumë shkrepje boshe të gjitha debatet që ajo ngjiz”.
Sipas Lore, duhet të kesh diçka tënden, e nëse nuk e ke duhet të përdoresh teknika të vjetra.
“Ideja është se duhet të kesh diçka tënden. Kur nuk ke asgjë dhe e sheh veten tënde të rrezikuar, je në nominim, ti përdor teknikat e vjetra që të kanë ndihmuar në edicionin e para 500 viteve në “Big Brother”. Ishte i tillë edicioni i vet, që duhej të futej çift. Ajo e di shumë mirë sesa përparësi të jep ajo gjëja dhe ajo po e provon me Keijsin. Po krijojnë një afrimitet. Ai e ka deklaruar kështu në qiell të hapur që unë nga “Për’puthen” vij, “Për’puthen” do bëj këtu brenda. Kështu që bingo është për të dy”, u shpreh Lore teksa bisedonte me aktorin e njohur per Armelën, e cila është në nominim.


