Georgina Rodriguez ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se Cristiano Ronaldo i ka propozuar për martesë. Modelja e famshme ka postuar një fotografi ku tregon unazën që menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve.
Ky moment i veçantë për çiftin e famshme është komentuar shumë nga fansat e tyre dhe jo vetëm. Madje edhe ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga ka bërë një postim në “Instastory” për këtë propozim.
Krahas fotos së Georgina-s, ajo ka postuar edhe një foto të dorës së saj, ku tregon se thonjtë i ka njësoj si partnerja e futbollistit të famshëm.

“Georgina ka marrë propozim, unë kam të njëjtat thonjtë. Koincidencë? Unë nuk besoj”, ka shkruar Livia krahas fotove.
Kujtojmë se Brunga ka qenë e lidhur me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Mevlan Shaba. Madje edhe teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo nuk ka ngurruar që të flasë për historinë e tyre të dashurisë.
Por pak kohë më parë, Livia bëri një postim në “Instastory” ku dukej sikur i drejtohej atij, e shkruante për tradhtinë dhe dhimbjen që ka kaluar.