Kate Cassidy ka treguar në një intervistë si mori vesh lajmin për vdekjen e partnerit të saj, Liam Payne, në tetor të vitit 2024. Ajo ishte në shtëpinë e tyre në Florida, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Fillimisht, një mik i këngëtarit të ndjerë sugjeroi një aksident me rënie nga ballkoni, por më pas ajo mori një telefonatë që konfirmoi lajmin e hidhur. Cassidy flet për shkatërrimin dhe dhimbjen që ndjeu, pasi asnjëherë nuk kishte përjetuar humbjen e dikujt kaq të afërt.

Ajo gjithashtu ndau detaje nga dita e fundit e kaluar me Liam në Argjentinë, ku ai i tha se po vepronte si të ishte lamtumira e fundit. Cassidy beson se ka marrë shenja nga ai pas vdekjes, si një lodër Happy Meal me numrin katër, simbol i lidhjes së tyre.

“Kur po provoja fustanin për varrim, mbaj mend që thjesht e vesha, pashë veten në pasqyrë dhe… fillova të qaja me ngashërim. Thoja me vete: ‘Duhej të isha duke provuar fustanin e dasmës.’ Nuk duhej të vishja një fustan të zi. Duhej të vishja një fustan të bardhë, dhe Liam duhej të ishte këtu me mua!”, ka treguar Kate.

Pas vdekjes së Liam, katër persona janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe një tjetër për furnizim me kokainë, lidhur me aksidentin e tij tragjik.