Ylli televiziv, Kim Kardashian, i ka bërë një thirrje publike guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newson, duke i kërkuar një rritje të pagës për zjarrfikësit e burgosur që po punojnë gjatë gjithë kohës për të shuar zjarret në Los Angeles.
Të paguar deri në 1 dollarë në orë, këta njerëz rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbrojtur komunitetet e tyre.
Përmes disa postimeve të profilin e saj në “Instagram”, Kim Kardashian theksoi se se qindra zjarrfikës të burgosur po punojnë për shuarjen e zjarreve që kanë shpërthyer në Los Angeles, si ato në Pacific Palisades dhe Pasadena, duke ofruar punë të vlefshme me turne 24 orëshe.
“Ata punojnë pothuajse për asgjë, rrezikojnë jetën e tyre, disa kanë vdekur, për të provuar se kanë ndryshuar dhe mund të kontribuojnë për komunitetin. Unë i shoh ata si heronj ”, tha personazhi i famshëm televiziv.