Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se kanë nisur debatet e para. Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e sotme me një debat dhe shkak janë bërë punët e shtëpisë.
Duke qenë se nuk është zgjedhur ende lideri i parë i këtij edicioni të reality show-t, Sabina u shpreh se ata jetojnë në një komunitet dhe se shtëpia është bërë zhul, duke theksuar se “po flenë mbi plehra”.
Meta i është drejtuar Kristit duke i thënë se, nëse do, mund t’i mbledhë të gjithë banorët për të rënë dakord, por jo t’i mbledhë për “budalliqe”.
Pjesë nga debati:
Kristi: Po, nuk e bëra.
Sabina: Këtu jemi në komunitet dhe këtu është zhul, edhe po rrini mbi m*t, më falni për shprehjen.
Kristi: Kur je në komunitet, mblidhet i gjithë komuniteti, bien dakord për të gjitha.
Sabina: Të kishim rënë dakord për këtë, s’do bëje budalliqe aty.
Kristi: Po e bëni ju të tjerët pra, meqë jeni më të zgjuar.
Sabina: Po e bëjmë tani. Nesër s’do bëj, nëse s’do fle mbi plehra këtu, edhe ja.
Kristi: Pse nuk bëheni ju ndonjëherë më të zotë edhe t’i mësonim njëri-tjetrin? Na mblidhni të gjithëve.
Sabina: Jo more, na mblidh ti për budalliqe.
Kristi: Mblidhemi të gjithë, se disa persona specifikë nuk marrin mendim as për mua, kur unë nuk jam aty.
Sabina: Po bëj çfarë të duash, nuk je vetëm ti këtu, jemi 13 banorë këtu.
Kristi: Po këtë po të them pra.
Sabina: Vendosin 13 veta të tjerë, po të duash vazhdo.
Kristi: Vendosin 13 veta të tjerë kur unë nuk jam aty. Nuk vlen për mua kjo, mbase vlen për ty.
Sabina: Mos e bëj. Unë jam zgjuar që në shtatë dhe i bëra të gjitha punët, kur ju po flinit aty mbi plehra.
Kristi: Vazhdo t’i bësh, edhe unë gjërat e mia do vazhdoj t’i bëj.



