Dita e sotme ka nisur me shumë debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe shkak është bërë ‘zinxhiri i shpëtimit’ mbrëmë gjatë spektaklit të madh.

Egli i ka quajtur banorët ‘frikacakë’ në zgjedhjet që bënë për të shpëtuar në ‘zinxhirin e shpëtimit’, ku mendonin se kishte të bënte me nominimin. Por në fakt ishte që dy të fundit do të bënin një lojë që të fitonin cigare.

I gjithë sherri nisi kur mbrëmë Livia shpëtoi Valbonën dhe jo Eglin. Më pas gazetarja tha emrin e Jozit dhe në fund fare ngelën Egli dhe Gjesti.

Valbona i është kthyer sot Eglit duke i thënë ‘se si mund të mendonte se do të zgjidhte atë para shokut të saj’. Nga ana tjetër banorja i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ‘nuk i ka kërkuar shpjegim, pasi nga ajo nuk e priste që t’a shpëtonte’.

Pjesë nga debati:

Valbona: Unë nuk e di me çfarë surrati nuk flet Egli, mendonte se do lija shokun tim. Kjo nuk është mos mungesë respekti Zonja Egli Tako

Egli: Po Bona, çdo gjë që po bën po tregon më shumë për veten se për shokun tënd.

Valbona: Mos ki hall ti

Egli: Nuk kam punë fare me ty se nuk prisja gjë nga ty

Valbona: Mos u shqetëso se çfarë tregon për mua

Egli: Je frikacake

Valbona: Frikë se shpëtova Jozin? Je shumë e vogël dhe të paedukatë. Ça lidhje kam unë me ty,

Egli: Po ti do zgjidhje Rozanën, po nuk të zgjodhi Laerti. Kë do zgjidhje pra Rozanën apo Jozin?

Valbona: Po pra, nëse Laerti do më zgjidhte mua, unë do zgjidhja Rozanën

Egli: Ç’ke që afrohesh se të dëgjoj

Valbona: Po të afrohem për presion?

Egli: Nuk më bën dot presion

Valbona: Po nuk jam ti unë që bën presion. Ti mendoje se do të të shpëtoja përpara Jozit, a je normal moj? Pse mendove se jam pjesë e grupit tuaj?

Jozi: Eh sa poshtë ke rënë

Valbona: Je shumë e vogël Egli

Egli: O frikacake, kur të kërkova shpjegim