Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, ishte një ditë më parë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka bërë një deklaratë të fortë për reperët dhe ndikimin e muzikës rep në shoqëri.

Dilo shprehu shqetësimin e saj rreth asaj që e përshkroi si një “zhanër provokativ” që mund të nxisë sjellje të rrezikshme dhe të polarizojë të rinjtë.

“Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë”, tha artistja, duke shtuar se muzika duhet të jetë “një mjet ushqyes, frymëzues, zbukurues” dhe jo një impuls drejt dhunës apo ekstremizmit.

Këngëtarja ngriti pyetjen retorike se çfarë e frymëzon një reper të marrë një kallashnikov dhe të vrasë, apo të hedhë shampanjë në koke, si metaforë për dy reale të ndryshme që muzika mund të nxisë.

“Po të dëgjosh repin shqiptar, 50% bëhen kriminelë. Ky është frymëzimi që u jep. Muzika duhet të jetë një mjet ushqyes, frymëzues dhe zbukurues, ku të çon kjo? Ky zhanër është tepër provokativ. Çfarë të frymëzon një reper: të marrësh një kallashnikov e të vrasësh, apo të hedhësh shampanjë në kokë?”, tha Rovena Dilo.