Flori është surprizuar ditën e sotme me një parashutë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, nga fëmijët e tij. Banori është emocionuar shumë dhe nuk i ka mbajtur dot lotët.

Pranë tij i ka qëndruar Miri, i cili i tha se fëmijët janë krenarë për të si dhe e këshillon që të kënaqet se ashtu duan ata që t’a shohin babain e tyre.

Miri i thotë se po i flet si vëllai, jo për lojë:

“Ti do shkosh te shtëpia, u kënaqe të keqen babi me babin? Po nëse bërtet, të bësh uuu, do të thotë kisha frikë kur të pashë ashtu”.

Pjesë nga biseda:

Miri: Janë krenarë për ty kur të shohin. Forcë, qetë dhe kënaqu, pse duhet me u zënë. Kënaqu, rri rehat

Flori: Për to kam ndryshuar shumë

Miri: Sa bukur, po nuk ta kishe atë ndjesi për fëmijët që duhet të iki se më ka marrë malli, nuk kishe për të ndryshuar. Do dilje jashtë dhe do u thoje sa shumë ju dua. Kështu e kupton se sa vlerë ka për ty familja, ja ku ta dhanë mesazhin. Duan ta shohin babin duke u kënaqur, jo duke bërtitur.