Mateo dhe Brikena kanë biseduar gjatë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku nuk kanë munguar të qeshurat. Në një moment, banorja shprehet se po të ishte mashkull nuk do të ishte marrë kurrë me një femër si ajo, pasi është shumë e komplikuar.

Ndërkohë duke qeshur Mateo e pyet: “E kupton se ça halli më ka gjet?” dhe Brikena i kthehet duke i thënë se “e kam kokën çekiç”.

Pjesë nga biseda:

Brikena: Realisht, unë jam tip që të kisha qenë mashkull, kurrë nuk isha marrë me veten time, se jam shumë…

Mateo: E ndërlikuar

Brikena: Jo, nuk jam e ndërlikuar

Mateo: E vështirë

Brikena: Shumë e komplikuar

Mateo: Njësoj është

Brikena: E komplikuar dhe ndërlikuar nuk është njësoj

Mateo: E kupton ça halli më ka gjet?

Brikena: Me këqyr nga njëra anë, me pas qenë mashkull do kisha pas qejf me u njohur me një femër si unë. Po me këqyr nga tjetra anë, kurrë nuk isha marrë me një femër si unë.

Mateo: S’do e kishe përballuar dot

Brikena: E kam kokën çekiç

Mateo: Si thua, gjë e mirë apo e keqe për ty?

Brikena: Është e keqe për kë vendos me më njohur, është gjë shumë e keqe. Unë nuk kam ça të bëj, këtë kokë ma ka krijuar kështu

Mateo: Ky është justifikimi i një njeriu narcist

Brikena: Apapa ia nisi ky. Ego, narcist

Mateo: Një njeri që justifikohet që thotë ‘unë kështu jam’, është justifikim.

Brikena: Mos të flasin për egon tënde

Mateo: Egon time sa e kam ulur unë për ty, ai Zot atje lart e di.