Brikena dhe Mateo kanë darkuar mbrëmë bashkë, duke qenë se të dy fituan sfidën e buxhetit gjatë Prime-t të së martës të “Big Brother VIP 5”.

Teksa po bisedonin, Mateo u shpreh se darkën mund t’ia kishte dhënë vetëm ndonjë vajze të shtëpisë, ndërsa djemve jo.

Brikena ia pret duke thënë ‘se po të ishte ndonjë djalë i mirë, pse jo’ dhe ai i kundërpërgjigjet menjëherë ‘fare’.

Kur banorja e pyet nëse e ka shoqe, ai përgjigjet shkurt ‘jo’.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Nuk do ja kisha lënë ndonjë mashkulli këtu në shtëpi

Brikena: Ok, bravo

Mateo: Ndonjë vajze po, me të bërë shoqëri, me të bërë pak muhabet, me u kënaq

Brikena: Po të ishte ndonjë mashkull i mirë, pse jo, ça lidhje ka

Mateo: Jo, nuk bëhet llaf

Brikena: Ça lidhje ka

Mateo: Fare

Brikena: A më ke shoqe?

Mateo: Jo

Brikena: Ok